Sot, rreth orës 14:00, është therur me thikë një person në rrugën “Edit Durham” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës dhe ka njoftuar se i lënduari është një 25-vjeçar.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat fillestare dyshohet që viktima një mashkull rreth 25 vjeç, ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë.
I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, thuhet në përgjigjen e Policisë.