image Kërkohet që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës

Politikë

Kërkohet që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës

news image

Themeluesi dhe kryesuesi i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus në një shkrim në Twitter thekson se mbështetja e politikave të jashtme të Bashkimit Evropian dhe të Britanisë së Madhe nga Kosova duhet të shpërblehet me anëtarësim në KE.

“Është e çuditshme pozita e Kosovës jashtë Këshillit të Evropës. Kosova mbështet politikën e jashtme të Bashkimit Evropian dhe të Britanisë së Madhe. Do të ketë vota në BE për ta pranuar atë. Bëjeni tani. Vëreni në votim pranimin e Kosovës”, ka thënë Knaus.

/GazetaSinjali/