image Thellohet kriza me rrymë? Raportohet se pas bllokut A3, ka rënë nga sistemi edhe blloku B1

Sociale

Thellohet kriza me rrymë? Raportohet se pas bllokut A3, ka rënë nga sistemi edhe blloku B1

news image

Njësia B1 e Termocentralit ‘Kosova B’ të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dyshohet se ka rënë nga sistemi të hënën, bazuar në një raportim të ditës së sotme.

Siç raportojnë disa media, bazuar në burime brenda korporatës, njësia B1 është vendosur jashtë funksionit si pasojë e problemeve tenike.

Nëse lajmi konfirmohet, atëherë kjo nënkupton se aktualisht është duke funksionuar vetëm blloku A4 i Termocentralit Kosova A, ndërsa prodhimi i energjisë elektrike nuk mjafton as afërsisht që të mbulojë konsumin ditor.

Operatori i Transmisionit dhe Tregut, KOSTT, i ka kërkuar të dielën KEDS-it që të shtonte reduktimet e energjisë elektrike pasi korporata turke u kërkoi konsumatorëve që të “kufizonin maksimalisht” shpenzimin e energjisë elektrike pas daljes nga funksioni të bllokut A3.

Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë përgjigje nga KEK por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

/GazetaSinjali/