image Ukraina publikon pamje të reja të shkatërrimit të sistemit raketor rus me dronin “Bayraktar”

Botë

Ukraina publikon pamje të reja të shkatërrimit të sistemit raketor rus me dronin “Bayraktar”

news image

Në faqen e kryekomandantit të forcave ushtarake të Ukrainës, para pak minutash, janë publikuar pamje nga shkatërrimi i një sistemi raketor rus.  

Ukraina ka defunksionalizuar disa raketa ruse, me dronin turk “Bayraktar”.

Pamjet, sipas autoriteteve ukrainase, janë prej fshatit Ivankiv, në rajonin e kryeqytetit ukrainas, Kyiv.

Derisa Rusia po vazhdon sulmet raketore në Ukrainë, mbrojtja ukrainase kohë pas kohe ka publikuar pamje, në të cilat tregohej se si është mbrojtur nga sulmet ajrore ruse. /GazetaSinjali/