Abel Makkonen Tesfaye i njohur me emrin artistik si The Weeknd, e ka publikuar klipin e këngës “In Your Eyes”.
“In Your Eyes” është pjesë e albumit më të ri të artistit “After Hours”, i cili përmban 14 këngë, shkruan Gazeta Sinjali.
Kënga është publikuar dje në kanalin zyrtar të The Weeknd në YouTube dhe deri më tani numëron mbi 2 milionë klikime. Krahas klikimeve, ky projekt gjithashtu renditet në pozitën e parë “trending”, në këtë kanal./Gazeta Sinjali/