image Kida sqaron lidhjen e saj me Mozzik

Bota e Yjeve

Kida sqaron lidhjen e saj me Mozzik

news image

Dy këngëtarët e njohur, Kida dhe Mozzik ditë më parë publikuan projektin e tyre më të ri.

Dyshja në këtë videoklip sollën skena të veçanta dhe hodhën dyshime se këngëtarët kanë lidhje mes vete, teksa shihen shumë afër njëri-tjetrit.

Mirëpo, Kida në emisionin “NIN” ka shpjeguar raportin e saj me këngëtarin, Mozzik.

E njëjta thekson se tematika e këngës ishte e tillë dhe se e gjitha ishte bërë për të realizuar diçka më të veçantë.

“Mesazhi i jonë ka qenë përshkrimi i këngës e cila do të thotë e ka një temë pasi spot nuk kemi dashur të zhvillojmë veç skenë, por kemi pasur dëshirë me zhvillu një ngjarje edhe me shfaq një temë të këngës dhe ajo ka qenë me zhvillu diçka më të veçantë, më ndryshe. Nuk ka asgjë të vërtetë”, ka thënë Kida.

Kënga ka arritur klikime të shumta dhe siç duke është pritur mirë nga publiku. /Gazeta Sinjali/