image Luana Vjollca po bën realitet ëndrrën e saj, ajo ndan me ne këtë gëzim

Bota e Yjeve

Luana Vjollca po bën realitet ëndrrën e saj, ajo ndan me ne këtë gëzim

news image

Luana ka qëndruar larg muzikës për një kohë të gjatë për shkak të angazhimeve profesionale me emisionin “Shiko kush luan”.

Por tani ajo po bëhet gati për këngën e re dhe xhirimet kanë nisur.

Së bashku me ekipin e saj, bukuroshja u shfaq më herët duke punuar buzë detit. U zbulua po ashtu se pjesë e performancës do jenë dy balerinë të njohur dhe ky detaj ka nxitur dhe më shumë kureshtjen e fansave. Në llogarinë e saj në Instagram, moderatorja ndau një foto ku u shfaq e veshur me të bardha si një zanë magjike, teksa zbuloi për fansat titullin e këngës së saj të re.

 “1 Mijë Vjet” do të titullohet projekti të cilin ajo po e punon me shumë përkushtim e dashuri.

Së fundmi, ajo ka zbuluar se po përgatit projektin e ëndrrave. Luana po punon që t’i bëjë ëndrrat realitet dhe siç duket po i arrin ato.

Nëpërmjet një postimi në InstaStory, moderatorja u shfaq duke punuar për disa xhirime në bregdet,  por nuk dihet saktësisht për çfarë bëhet fjalë. Ne kemi dyshimet tona që kjo mund të jetë pjesë e klipit të këngës “1 Mijë Vjet” pasi edhe më herët kur na paralajmëroi për këtë projekt, ajo u shfaq buzë detit.

 “Ëndrra po bëhet realitet”, shkroi Luana, duke i lënë fansat në pritje të projektit të saj të radhës. /Gazeta Sinjali/