image "The Telegraph": Prindërit shqiptarë po i trafikojnë fëmijët e tyre për këtë arsye

Rajon

Britani/ “The Telegraph”: Prindërit shqiptarë po i trafikojnë fëmijët e tyre për këtë arsye

news image

Në Britaninë e Madhe autoritetet janë të shqetësuara, pasi prindërit shqiptarë trafikojnë djemtë e tyre adoleshentë në ishull për t’u bërë pjesë e bandave, të cilat merren me shitjen e kokainës. Kjo sepse fitimi është i madh, duke qenë se bandat shqiptare përfitojnë shuma të mëdha, pasi kontrollojnë një pjesë të mirë të tregut në vend.

Gazeta britanike “The Telegraph” raporton se të dhënat nga gjykatat në vend tregojnë se adoleshentët me origjinë nga Shqipëria po ndiqen penalisht në qytetet në të gjithë vendin, gjë që tregon se ata janë përhapur kudo, e bandat e tyre po e zgjerojnë aktivitetin.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), Shqipëria është vendi me numrin më të madh të njerëzve të trafikuar në Mbretërinë e Bashkuar me 947 raste në 2018, një rritje më shumë se 50 për qind që nga 2015.

“Shumica e djemve dhe të rinjve shqiptarë trafikohen të shoqëruar nga prindërit e tyre, pasi trafikantët i premtojnë se do t’i shpërblejnë financiarisht”, tha Steve Harvey, specialist ndërkombëtar i zbatimit të ligjit, i cili ka paraqitur provat e tij në një hetim të Zyrës së Brendshme në lidhje me problemin.

Trafikantët përveç përfitimit të madh strehojnë adoleshentët, të cilët të joshur nga jeta e luksit e bandave bëhen menjëherë pjesë e grupimeve.