Një restorant në Shqipëri ofron darka me mish ariu të gjuajtur në mënyrë të paligjshme, pjesë e një tregtie ilegale të kafshëve të egra, që është jashtë kontrollit.
Studiuesit thanë se ishte hera e parë që kishin parë mish ariu të gatuar në Evropë dhe ekspertët paralajmëruan se mishi i papërpunuar i kafshëve mund të çojë në shpërthim të sëmundjeve, duke kujtuar këtu dhe koronavirusin, raporton The Independent, transmeton Gazeta Sinjali.
Arinjtë, majmunët dhe zogjtë grabitqarë janë ndër kafshët e gjalla që shiten në tregun online në Shqipëri, zbuloi hulumtimi, duke ngritur shqetësimin dhe frikën për mbijetesën e disa specieve në vend.
Fondacioni bamirës për mbrojtjen e kafshëve, Four Paws, zbuloi se dy nga faqet kryesore në internet në Shqipëri, transmetonin dhjetëra reklama për shitjen e arinjve dhe specie të tjera që mbrohen me ligj.
Shumë foto të kafshëve, siç janë dhelprat, bufët apo ujqërit, i tregojnë ata me gojë të mbyllur dhe të lidhur me zinxhirë.
Është një biznes fitimprurës, duke qenë se një majmun shitet për 750 euro, e bufi, ariu dhe ujku, për 500 euro.
Blerësit janë më shumë pronarë restorantesh dhe hotelesh, të cilët i mbajnë kafshët për të tërhequr turistët. Shqiponja, simboli kombëtar i Shqipërisë, janë shumë atraktive nga blerësit dhe janë shumë të gjendshme dhe shpeshherë gjenden të balsamosura.
Por gjuetia e specieve të mbrojtura, mbajtja e tyre rob dhe shitja është e ndaluar në Shqipëri, pas një rrallimi të madh të kafshëve të egra vendase në vend. Shkelësit mund të burgosen sipas ligjit, i cili u forcua në tetor, por zbatimi i tij është i dobët. /Gazeta Sinjali/