image The Guardian: Tre kryeministra, përfshirë edhe Ramën, ofrojnë nënshtetësi për pasanikët

Skandali/ The Guardian: Tre kryeministra, përfshirë edhe Ramën, ofrojnë nënshtetësi për pasanikët

news image

Tre kryeministra ishin pjesë e një prej sallave të një hoteli me pesë yje në Londër këtë javë duke u ofruar njerëzve më të pasur “pasaporta të arta” dhe nënshtetësinë e vendeve të tyre në këmbim të qindra mijëra paundve investimeve apo kontributeve të ndryshme.

Sipas ‘The Guardian’ pjesë e këtij takimi ishin kryeministri i ishullit të Karaibeve të St Lucia Allen Chastanet, ai i Shqipërisë, Edi Rama dhe i Malit të Zi  Dushko Markoviç.

Po ashtu, pjesëmarrës ishin edhe një ministër nga Malta, një ambasador nga Antigua dhe Barbuda, dhe përfaqësues nga Qipro në  hotelin Roseëood për “konferencën globale të qytetarisë”.

Eventi tre ditor organizohet me pjesëmarrje me anë të një biletë 1,500 dollarëshe.

Ajo u organizua nga Henley & Partners, një firmë me qendër në Londër që vepron si bashkëpunëtore midis njerëzve të pasurve dhe vendeve që shesin nënshtetësinë e tyre.

Kryeministri Chastanet u shpreh se  qëllimi ekonomik i vendit të tij po shkon në drejtim të individëve me të ardhura të larta, duke u dhënë atyre një vend të rehatshëm për të jetuar ”

Ai premtoi se në këmbim të një kontributi prej 100,000 dollarësh (78,000)) për fondin kombëtar ekonomik do t’u jepej nënshtetësia e Shën Lucianit brenda tre muajve, ose e ashtuquajtura “pasaportë e artë” që jep udhëtim pa viza në 145 vende, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Zonën Shengen të Bashkimit Evropian, Hong Kong dhe Singapor.

Věra Jourová, nënkryetari i komisionit evropian në hyrje, tha: “Skemat e shtetësisë krijojnë një numër shqetësimesh. Dhënia e shtetësisë paraqet një rrezik serioz sigurie sepse u jep përfituesve të gjitha të drejtat e qytetarëve të BE-së dhe u lejon atyre të lëvizin lirshëm në të gjithë bashkimin. BE nuk duhet të bëhet një strehë e sigurt për kriminelët, korrupsionin dhe paratë e pista.

Qiproja ka përfituar rreth 6 miliardë euro pasi ka ofruar rreth 4,000 pasaporta që kur skema u prezantua në 2013.

Malta, e cila është gjithashtu një shtet anëtar i BE-së, ka shitur nënshtetësi pesë personave të akuzuar për vepra penale jashtë shtetit. Ato përfshijnë Anatoly Hurgin, një qytetar izraelit i akuzuar nga autoritetet amerikane dhe izraelite për mashtrim, kontrabandë dhe pastrim parash.

Daphne Caruana Galizia, gazetarja Maltese hetimore e vrarë në vitin 2017, kishte ngritur shqetësime për Hurgin kur ai mori për herë të parë nënshtetësinë Malteze në 2016.

Rama gjatë prezantimit në programin për investime dhe nënshtetësinë e Shqipërisë premtoi një “ftesë 10-vjeçare të taksave”.

Ai u kujtoi delegatëve se Shqipëria ishte një kandidate zyrtare për pranimin në Bashkimin Evropian, gjë që do t’u jepte qytetarëve të rinj shqiptarë të drejtën për të jetuar dhe punuar në të gjithë bllokun.

“Unë e di se ka polemika rreth këtij lloji të programit,” tha Rama. “Në të njëjtën kohë unë besoj fuqimisht se kjo është mënyra e duhur, dhe kjo është ajo që duhet të bëjmë … Ka sigurisht rreziqe, por ne nuk mund t’i mohojmë vendit tonë dhe të ardhmen tonë potencialin e madh të këtij programi”, tha Rama.

Marković tha se ai po u ofronte 2,000 njerëzve nënshtetësi malazeze në këmbim të një kontributi prej 100,000 € për arkat e qeverisë, dhe një investim në pronë të paktën 250,000 €. Qeveria e Malit të Zi tha se individëve do t’u jepej shtetësi vetëm pas kontrolleve të plota të sigurisë.