image The Guardian: Nëse nuk zbatohet Asociacioni, rreziku për konflikt mes Kosovës e Serbisë është real

Politikë

The Guardian: Nëse nuk zbatohet Asociacioni, rreziku për konflikt mes Kosovës e Serbisë është real

news image

Gazeta prestigjioze britanike The Guardian ka shkruar një editorial për Ballkanin Perëndimor ku kritikon qasjen e Bashkimit Evropian në këtë rajon, duke i mundësuar Kremlinit zyrtar shtrirjen e agjendës së vet.

Guardian ka bërë një analizë të gjashtë shteteve që përbëjnë këtë hapësirë gjeo-politike, por me theks të veçantë problemit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Raportet në mes të Prishtinës dhe Beogradit – që gëzojnë entuziazmin e Kremlinit – duken më keq se asnjëherë tjetër në këto 20 vitet e fundit”, shkruan bordi editorial i Guardian.

“Kapaciteti i BE-së për të ndërmjetësuar është i komplikuar meqë Serbia varet nga gazi rus dhe gjithashtu refuzon t’i vë sanksione Moskës. Por, nëse Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013 nuk zbatohet përfundimisht këtë vit – që nënkupton autonomi politike për serbët e Kosovës që çon në normalizim të raporteve në mes të dy vendeve – rreziku i një konflikti të menjëhershëm është real”, shkruan Guardian.

/GazetaSinjali/