image Thaçi takon Engel: Nuk ka pengesë që mund ta ndalë rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik

Kosovë

Deklaratë/ Thaçi takon Engel: Nuk ka pengesë që mund ta ndalë rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me kongresistin Eliot Engel, ku ka thënë se ai po jep kontribut të çmuar për ndërkombëtarizimin dhe fuqizimin e Kosovës gjithandej botës.

Këtë i pari i vendit e ka bërë të ditur përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, shkruan Gazeta Sinjali.

“Kongresisti Eliot Engel është një prej politikanëve amerikanë, që me dekada të tëra e ka përkrahur çlirimin, pavarësinë dhe funksionalizimin e shtetit të Kosovës. Edhe tani si Kryesues i Komitetit për Politikë të Jashtme pandalshëm po jep kontribut tejet të çmuar për ndërkombëtarizimin dhe fuqizimin e Republikës së Kosovës gjithandej botës. Sa herë që takohem me kongresistin Engel, së bashku e kujtojmë të kaluarën dhe flasim për të ardhmen”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Thaçi gjithashtu ka thënë se me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partner strategjik nuk ka pengesë që e ndalë rrugëtimin e Republikës së Kosovës drejt integrimit euroatlantik.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.595031453900551/3503435243060143/?type=3&theater

Gjatë ditës së djeshme, i pari i qeverisë Albin Kurti përmes një shkrese zyrtare e ka informuar kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani rreth një marrëveshje sekrete që Hashim Thaçi asokohe si kryeministër i Kosovës e kishte nënshkruar me sekretarin e atëhershëm të NATO-s, Andres Fogh Rasmussen.

Sipas vlerësimit kushtetues të lëshuar nga Zyra Ligjore e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë shkelje të rëndë kushtetuese dhe kjo përbën bazë për të nisur procedurat për shkarkimin e tij./Gazeta Sinjali/