Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me ish-ambasadorin e OSBE-së, William Walker.
Këtë takim e ka bërë të ditur vetë presidenti përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, transmeton Gazeta Sinjali.
I pari i vendit ka thënë se takimet me ambasadorin Walker sa janë takime pune, aq janë edhe takime miqsh, ku bisedojnë për arritjet që ka bërë Kosova që nga përfundimi i luftës.
“Takimet me mikun tim dhe të të gjithë shqiptarëve, ambasadorin William Walker, sa janë takime pune, aq janë edhe takime miqsh, ku bisedojmë për arritjet e Kosovës që nga përfundimi i luftës dhe për mënyrat sesi të bashkëpunojmë sa më mirë më tej. Miqtë e Kosovës na kanë ndihmuar gjithmonë për të avancuar çështjen e Kosovës dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve tanë”, ka shkruar Thaçi në Facebook./Gazeta Sinjali/