Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u ka shprehur ngushëllime familjes Abazi për vdekjen e dy vëllezërve Shemsedin dhe Isa Abazit, si pasojë e tërmetit që ndodhi sot në mëngjes në Shqipëri.
Këtë i pari i vendit e ka bërë përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, transmeton Gazeta Sinjali.
“Familjes Abazi nga Livoçi i Gjilanit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e dy vëllezërve: Shemsedinit dhe Isës si pasojë e tërmetit që ndodhi sot në mëngjes. Sot jemi solidarë dhe ndajmë dhembjen me të gjitha familjet në Shqipëri, që humbën familjarët e tyre të shtrenjtë”, ka shkruar ai në Facebook.
Ngushëllime familjes Abazi i ka shprehur edhe kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj.
Kujtojmë se sipas raportimeve të mediave të Shqipërisë, numri i viktimave si pasojë e tërmetit të fuqishëm në Shqipëri, ka shkruar në 21./Gazeta Sinjali/