image Thaçi ripublikon fotografinë për të cilën u akuzua se e falsifikoi

Kosovë

Përvjetor/ Thaçi ripublikon fotografinë për të cilën u akuzua se e falsifikoi

news image

Me rastin e 22 vjetorit të rënies së komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij, sot ka filluar Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pikërisht sot, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ripublikuar një fotografi ku shihet ai bashkë me komandantin Adem Jashari, e cila sipas Thaçit ishte shkrepur më 1993.

Mirëpo, për këtë fotografi presidenti ishte akuzuar se e ka falsifikuar. Dyshimet për falsifikim lindën me prerjen joprofesionale te fotografisë, lakimi i krahut të Thaçit në formë ovale, shikimi i Adem Jasharit, sfondi (vetëm ngjyrë të bardhë pa asnjë detaj të vogël), afërsia e njëjtë nga është bërë foto, gjatësia e tyre.

Dyshime mbi këtë fotografi kishte ngritur edhe historiani shqiptar, Shkëlzen Gashi, qysh në vitin 2009, i cili sot i kërkoi presidentit që të sjellë sqarojë fototgrafinë, si dhe të sjellë fakte të reja për raportin e tij me Adem Jasharin.

“Thaçi e përsërit kryegënjeshtrën e vet për raportet ‘e afërta’ me Adem Jasharin. E vetmja “dëshmi” e kontakteve mes Adem Jasharit dhe Hashim Thaçit është një foto, të cilën grupime të afërta me Thaçin janë siguruar që ta afishojnë edhe në internet (lexuesi mund ta gjejë në www.google.com). Grafistët kompjuterikë, të cilët e njohin zanatin e përpunimit digjital të fotografive, theksojnë se nga ana e përpjesëve dhe kompozimit fotoja duket kryesisht e saktë, por evidentojnë shumë pikëpyetje si stërzgjatja e krahut të Thaçit mbrapa shpinës së Adem Jasharit, cilësia e zbehtë e fotos, dhe mbi të gjitha, mungesa e plotë e sfondit të dhomës si dhe pozicionimi krejtësisht indiferent i Adem Jasharit ndaj objektivit të aparatit, për dallim prej Hashim Thaçit, deri aty sa të duket se i pari është marrë krejt papritmas, ndërsa i dyti ashiqare. Por, pa dashur të hyj më tej në hamendësime të tilla, i bëj thirrje publike Hashim Thaçit për një paraqitje publike në të cilën jo vetëm mund të sqarojë pse kjo foto është e vetmja “provë” e “raporteve të afërta” mes tyre, por dhe që të sjellë të tjera dëshmi e argumente të kësaj miqësie ‘të afërt'”, shkroi Gashi në Facebook./Gazeta Sinjali/