Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka organizuar pritje shtetërore me rastin e 12-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
I pari i vendit tha se sa herë që organizohen evente të tilla, kujtohen heronjtë, dëshmorët, veteranët e luftës dhe qytetarët e Kosovës që dhanë gjithçka për çlirimin e Kosovës.
Gjatë fjalimit të tij, Thaçi përmendi edhe liberalizimin e vizave, anëtarësimin në INTERPOL dhe UNESCO, ku tha se Kosova do të jetë pjesë e NATO-së.
“Vetëm unik mund të arrijmë të integrohemi. Kosova është shteti më i ri në botë dhe e meritojmë që të jemi sa më shpejt pjesë e NATO-s. Jemi populli më pro-evropian”, tha ai ndër të tjera para të pranishmëve.
Teksa më tutje shtoi se po kalojnë 21 vjet që kur Kosova e fitoi lirinë dhe 12 vjet pavarësi që u ndërtua me sakrificë.
Të pranishëm në ceremoninë e pritjes shtetërore ishin: kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti me kabinetin e tij qeveritar, deputetë të Kuvendit dhe mysafirë nga ambasadat e huaja në vendin tonë./Gazeta Sinjali/