image Thaçi: Integriteti i Kosovës i padiskutueshëm, nuk është përmendur në asnjë takim

Kosovë

Politikë/ Thaçi: Integriteti i Kosovës i padiskutueshëm, nuk është përmendur në asnjë takim

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është pyetur sot nga mediat lidhur me idenë për shkëmbim me territore.

Para gazetarëve, i pari i shtetit, tha se e ka mision bashkëngjitjen e Preshevës dhe Bujanovcit me Kosovën.

“Unë e ndjej mision, bashkëngjitjen e Preshevës dhe Bujanovcit por me territorin aktual të Republikës së Kosovës”, tha presidenti.

Mirëpo, ai ka mohuar se ideja e territoreve është diskutuar sot me liderët, apo gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara.

“Sa i përket takimeve tona sot dhe mundësisë që ju that për kompromise unë them që integriteti i Kosovës është i paprekshëm dhe askush nuk e ka përmendur në asnjë takim. Të gjitha ato që prezantohen poshtë e lartë prej kujdo qoftë vendor apo ndërkombëtar, opinonist apo kushdo që mund të jetë, është e paqëndrueshme krejt. Krejt e paqëndrueshme dhe është me kriju konfuzion në opinion, takimi në Ëashington ka qenë takim i vullnetit të mirë. Nuk është diskutuar për substancë, është shprehur vullnet i mire për normalizim të raporteve, që do të shkonte drejt njohjes reciproke, çdo zgjidhje që arrihet do të bëhet duke respektuar kushtetutën e Kosovës”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/