Presidenti Hashim Thaçi sot i ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Thaçi ka shprehur mirënjohjen ndaj popullit gjerman për mbështetjen e tyre për Kosovën.
“Gjermania është adresë e rëndësishme politike e Kosovës në Evropë. Jemi mirënjohës për mbështetjen që populli gjerman ka dhënë në procesin e lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit”, ka thënë Thaçi.
Siç njofton Presidenca, në këtë takim është biseduar edhe për sfidat për tejkalimin e pandemisë COVID-19, ndërsa ambasadori i ri gjerman, Jörn Rohde ka theksuar se Gjermania do ta vazhdojë mbështetjen për Kosovën edhe në të ardhmen.
Thaçi është shprehur optimist se gjatë kryesimit të Bashkimit Evropian nga ana e Gjermanisë do të mund të jetësohet edhe liberalizimi i vizave për kosovarët. /Gazeta Sinjali