image Thaçi: Gjendja në Shqipëri e rëndë, Kosova dërgon trupa shtesë të Forcës së Sigurisë

Kosovë

Vendim/ Thaçi: Gjendja në Shqipëri e rëndë, Kosova dërgon trupa shtesë të Forcës së Sigurisë

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se do të dërgojë trupa shtesë të Forcës së Sigurisë në Shqipëri, pas konstatimit të gjendjes nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Këtë i pari i Kosovës e ka bërë të ditur përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social, Facebook, transmeton Gazeta Sinjali.

Gjendja ne Durrës dhe Thumanë të Shqipërisë pas tërmeteve vazhdon të jetë e rëndë. E përcolla më vëmendje mbledhjen e Qeverisë së Shqipërisë dhe konstatimin e gjendjes nga kryeministri Rama. Tani shtrohet nevoja urgjente për sanimin e pasojave që të mos rrezikohet asnjë jetë e njerëzve. Pas bisedës telefonike me kryeministrin Rama, nga sot Kosova dërgon trupa shtesë të Forcës së Sigurisë, të specializuara për sanimin e pasojave dhe konstatimin dhe evidentimin e saktë të shkallës së dëmtimit të ndërtesave në zonat e goditura nga tërmeti”, ka shkruar ndër të tjera Thaçi.

Më tutje, ai ka thënë se kthimi i personave në shtëpi duhet të bërë në mënyrë të organizuar, vetëm pas konstatimit se banesat dhe shtëpitë janë të sigurta, në mënyrë që të mos ndodhin fatkeqësi të tjera.

Deri më tani zyrtarisht janë konstatuar 40 viktima, dy prej të cilëve kanë qenë nga Kosova./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3218196728250664?__xts__[0]=68.ARCvKEs-GBYYbyYJLibYA3YqxSsGqwidduBX1k__j6QivuT8VZNfOgUVd-O1zaOCYIRL9hQ0FXmTTU7rVBj7BuBom_G6EQXBc5uBPpKt4MAl2xn7r6ABN7XCJIQmR3MHtJTryNXueBkQvb9mh_ULxOBKU6N2YXUCFuxjJib3IttREgxiIX7E6NT4brBlmPbUhM1Z3c2ktEfhD_nmuaSUZoTtUCb2oN6z2MSR_yhPM-JRX4DFmGzHXYE0h62uUaJC5OapZuq0S7KARNI3AGv4bs_63-QC68ooSwPLA2mGZSR4i_dlKLipYaOdPLOmLZTJhONjxmqBoo2g1oNJtUtIN_OD4BNmqRoWVmgzhrEVDPhcXCkUcQMU&__tn__=-R