Gjatë ditës së djeshme Gjykata Speciale dje njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj presidentin, Hashim Thaçi dhe lideri të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Aktakuza e ngritur ndaj tyre ngjalli reagime të ndryshme, teksa edhe ish-deputetja e Vetëvendosjes, Drita Millaki kishte shkruar një status para një muaji në lidhje me Thaçin dhe Specialen.
Millaku përmes këtij statusi kishte thënë se Thaçi shumë shpejt do ta nxjerr biletën një drejtimëshe për në Hagë, shkruan Reporteri.net.
“Një gjë është e sigurt, Hashimi nuk do ta përfundoj mandatin. Së shpejti do ta nxjerrë biletën një drejtimëshe për në Hagë. Një fjalë popullore thotë: “Çka të bën vetja s’të bën kurrkush”, kishte shkruar Millaku. /Gazeta Sinjali/