image Thaçi dhe Vuçiq nënshkruajnë marrëveshjen për hekurudha dhe autostrada

Kosovë

Kosovë-Serbi/ Thaçi dhe Vuçiq nënshkruajnë marrëveshjen për hekurudha dhe autostrada

news image

Sapo është nënshkruar marrëveshja për hekurudha dhe autostradë në mes të Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Sinjali.

Marrëveshja u nënshkrua nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nën ndërmjetësimin e të dërguarit e posaçëm të SHBA-së, Richard Grenell.

Në ceremoninë e nënshkrimit ka marrë pjesë edhe ambasadori Philip Kosnett dhe Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës Serbe për Kosovën Marko Gjuriq.

Para rreth një muaji, Kosova dhe Serbia kanë nëshkruar edhe marrëveshjen për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/GazetaSinjali/videos/171635457585057/?t=2