Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është gëzuar lajmit për vdekjen e kreut të ISIS-it, Abu Bakr al-Bagdadi.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Thaçi ka thënë se bota është një vend më i sigurt pas vdekjes së tij.
“Lajm i mirë nga presidenti Donald Trump për vrasjen e liderit të ISIS-it Abu Bakr al-Baghdadi. Bota është një vend më i sigurt me vdekjen e tij. Kosova është një aleat i besueshëm dhe aktiv i SHBA në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit”, ka shkruar Thaçi.
Lideri i Shtetit Islamik u vra gjatë një operacioni ushtarak të forcave amerikane në Idlib të Sirisë./Gazeta Sinjali/