image Testi i dytë/Këto rrugë të Prishtinës do të testohen sërish si njëkahëshe

Sociale

Testi i dytë/Këto rrugë të Prishtinës do të testohen sërish si njëkahëshe

news image

Testimi i dytë i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të Kryeqyetetit në qarkore njëkahëshe për automjetet po vazhdon, raporton Gazeta Sinjali.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar sot se të shtunën më 21 maj dhe të dielën më 22 maj, duke filluar nga ora 06:00-23:40 vazhdon testimi i dytë i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të Kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Qarkorja njëkahëshe gjatë kësaj fundjave do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve: 

– Rruga “Agim Ramadani”që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunë

– Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.

– Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE

– Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore

– Rruga “Garibaldi” deri te semaforët pranë Grandit

Ndërsa, siç edhe ju kemi informuar më herët, po në këto data, rrugët e poshtë cekura do të jenë të mbyllura për automjete dhe do të shfrytëzohen për aktivitetet e parapara në “Festivali i Pranverës”.

– Rruga “George Bush” deri tek semaforët pranë Katedrales.

– Rruga “Garibardi” deri tek semaforët pranë rrugës”Dritan Hoxha”.

/GazetaSinjali/