Para pak minutash në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, është parë një burrë teksa ka rrëmbyer një grua në mes të rrugës, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas dëshmitarëve që kanë qenë në vendin e ngjarjes, në kushte anonimiteti kanë rrëfyer për Gazetën Sinjali se si e panë gruan teksa tërhiqej zvarrë nga i dyshuari nga një rrugicë në tjetrën.
Personat që kanë qenë në vendin e ngjarjes, kanë thënë se menjëherë e kanë njoftuar Policinë e Kosovës për të intervenuar por pavarësisht se njësia policore ka arritur në vendin e ngjarjes, nuk ka mundur ta kapin të dyshuarin.
Tutje sipas sinjalizuesve, burri ka qenë me trup të gjatë dhe me një kapelë në kokë.
Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë një qëndrim të Policisë së Kosovës, por që të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.