Pas tetë vitesh nga vënia e gurthemelit të xhamisë qëndrore, Bashkësia Islame e Kosovës i ka kërkuar Komunës së Prishtinës lejen ndërtimore.
Sot i pari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, është deklaruar se për disa ditë pritet të merret leja për fillimin e ndërtimit të xhamisë në Prishtinë
“Dëshiroj të përgëzoj të gjithë qytetarët e Kosovës se brenda pak ditësh do të marim edhe lejen për fillimin e xhamisë së madhe, ne shumë shpejtë me emër të Zotit brenda pak javësh do të fillojmë ndërtimin e xhamisë në Prishtinë”- tha Tërnava për Radio Dukagjinin, transmeton Gazeta Sinjali.
Ai tha se kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i’a ka dhënë këtë lajm ditën e Fitër Bajramit. Ndonëse ishte paraparë që punimet për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë, të fillonin në vitin 2018, një gjë e tillë ende nuk është bërë.
Gurthemeli i xhamisë ishte vënë në vitin 2012. Nga ajo kohë dhe deri më tani, pos rregullimit të vendit dhe vendosjes së zhavorrit, nuk është bërë asgjë tjetër.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, xhamia do të jetë e gatshme në vitin 2023.Gazeta Sinjali