Shqipëria sot rreth orës 16:00 është goditur nga tri tërmete, ku mbetën disa persona të lënduar e shumë dëme materiale të shkaktuara.
Gjersa po ndodhte tërmeti i dytë, gazetarja e një televizioni në Shqipëri, Besmira Pelushaj, ka kaluar momente frike teksa ishte në transmetim të drejtpërdrejt duke transmetuar edicionin e lajmeve.
Raportohet se për disa minuta gazetarët dhe të gjithë punonjësit e televizionit dolën jashtë objektit.
Tërmeti kishte epiqendrën në Detin Adriatik, gjashtë kilometra larg Durrësit. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Kosovë dhe tetë vende të rajonit.