Tërmeti i fuqishëm që tronditi Shqipërinë të shtunën e kaluar ka solidarizuar dhe Rita Orën.
Këngëtarja kosovare shkruan në “Instastory” se: “Një tërmet me magnitudë 5.6 ka goditur Shqipërinë, shumë pranë ku kam lindur unë. Klikoni më poshtë për të ndihmuar UNICEF për fëmijët e prekur nga katastrofa kudo që janë”.
Ndryshe, Rita Ora është ambasadore e UNICEF-it dhe muaj më parë vizitoi fëmijët në Kosovë.