Tre qytetarë nga Shqipëria që mbetën të plagosur rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit po kurohen jashtë shtetit.
Nga përditësimet e fundit nga shtabi i emergjencave për evidentimin e dëmeve nga tërmeti, deri në orën 13:30 të ditës së sotme, aktualisht raportohet pwr 1183 shtëpi të shembura dhe 558 pallate të dëmtuara rëndë.
Dëme të konsiderueshme ka dhe në qendrat shëndetësore, konkretisht, 12 qendra shëndetësore dhe ambulanca në Krujë, Durrës, Laç, Tiranë.
Tërmeti ka shkatuar dëmtime dhe në disa mjedise në QSUT, Spitalin Bashkiak të Krujës dhe Kurbinit.
Spitali i Durrësit, i cili pësoi disa dëmtime, tashmë është i rehabilituar dhe ofron shërbim normalisht.
Ndërkohë janë dëmtuar dhe 28 shkolla në Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Elbasan.
Inspektoriati i Ndërtimit njofton se kanë pësuar dëmtime nga tërmeti edhe 12 qendra shëndetësore dhe ambulanca në Krujë, Durrës, Laç, Tiranë si dhe disa mjedise në QSUT, Spitali Bashkiak të Krujës dhe Kurbinit. Spitali i Durrësit, i cili pësoi disa dëmtime, tashmë është i rehabilituar dhe ofron shërbim normalisht. /Gazeta Sinjali/