Tërmeti i mëngjesit të së martës që goditi Shqipërinë përveç pasojave në njerëz ka shkaktuar edhe dëme të shumta materiale në zonat e goditura.
Në Laç shumë objekte banimi tani rezultojnë të pabanueshme dhe disa banesave u është vendosur edhe shiriti i sigurisë.
Në vendngjarje ka dalur edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili po inspekton banesat e dëmtuara dhe të pabanueshme.
Ndërsa në Kurbin mësohet se janë 173 banesa të dëmtuara.
“Kemi kaluar natën në qiell të hapur. Shtëpinë e kam të pabanueshme”, shprehet një prej banorëve për mediat në Shqipëri; duke kërkuar zgjidhje dhe jo thjesht çadra.
“Jemi në një situatë kritike, të ruajmë qetësinë. Kemi ofruar shërbime për qytetarët në çadrat e ngritura”, u shpreh nënprefekti i Kurbinit.
“E vetmja zgjidhje deri më tani janë çadrat e ngritura”, u shpreh nga ana tjetër përfaqësuesi i Emergjencave Civile./Gazeta Sinjali/