image 'Tërmeti' i mesnatës në Spanjë: Messi dëshiron të largohet, i ka ndërprerë negociatat për rinovimin e kontratës

Futboll

‘Tërmeti’ i mesnatës në Spanjë: Messi dëshiron të largohet, i ka ndërprerë negociatat për rinovimin e kontratës

news image

Radio prestigjioze spanjolle “Kadena sir” rrreth mesnatës ka publikuar informacione bombastike lidhur me të ardhmen e Lionel Messit, të cilat u transmetuan nga të gjitha mediat spanjolle.

Raportohet se Messi i ka pezulluar të gjitha negociatat me Barcelonën në lidhje me zgjatjen e kontratës së tij dhe do të largohet nga klubi verën e ardhshme, trasnmeton Gazeta Sinjali.

Kontrata e argjentinasit skadon atëherë dhe ai do të linte gjigantin katalan si lojtar i lirë.

“Messi është i indinjuar nga situata në klub në të gjitha nivelet dhe ai është ngopur, kështu që ai ka vendosur t’i ndalë negociatat për zgjatjen e bashkëpunimit me Barcelonën. Ai do të luajë një tjetër sezon, për aq kohë sa kontrata me Barcelonën është valide dhe pastaj do të largohet”, thuhet në raportin e mesnatës të “Kadena sir”.

Meqenëse “Kadena sir” është radioja më e dëgjuar në Spanjë, ky lajm menjëherë rezonoi në të gjitha mediat e mëdha të Spanjës edhe pse kishte dalë mjaft vonë.

“Bisedimet për zgjatjen e kontratës së Messit filluan shumë mirë me qëndrime të dakorduara të të dy palëve, por ngjarjet e fundit dhe përkeqësimi radikal i situatës në Barcelona ka bërë që Messi t’i ndalojë ato”, thekson burimi i radios.

“As” dhe “Mundo Deportivo” gjithashtu raportuan se Messi nuk mund të qëndrojë me Josep Bartomeun president të klubit.

Ylli argjentinas raportohet se e ka fajësuar presidentin për rrjedhjen e informacionit konfidencial në publik, dhe kjo është gjithashtu një nga arsyet pse ai dëshiron të largohet nga “Camp Nou”. /Gazeta Sinjali