image Tërmeti i fortë godet Greqinë

Evropë

Tërmeti i fortë godet Greqinë

news image

Një tërmet i fortë ka goditur Greqinë në jugperëndim të Kythira pak pas orës pesë të mëngjesit sot.

Sipas Institutit Sizmologjik të Athinës magnituda e tërmetit ishte 5.2 Rihter, ndërsa thellësia vlerësohet të ketë qenë 79 kilometra.

Epiqendra e tërmetit ndodhet 41 kilometra në jugperëndim të Kythira, raporton ABC News.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në Kalamatë, Atikë edhe Kretë.

/GazetaSinjali/