Dy lëkundje tërmeti janë regjistruar sot në orët e para të mëngjesit në itali. I pari me magnitudë 3 është regjistruar rreth orës 2:12 në provincën veri-lindore të Romës, pranë Trivolit.
Sipas Institutit kombëtar të gjeofizikës dhe vulkanologjisë, tërmeti e kishte epiqendrën mes Marcellinas dhe San Polo dei Cavalieri.
Lëkundja tjetër me magnitudë 3.3 ka qenë rreth orës 5:13 minuta në Crotone dhe epiqendra ka qenë në thellësinë 26 km, 3 kilometra në lindje të kryeqëndrës kalabreze.
Nuk ka raportime për dëmë në njerëz apo materiale. /Gazeta Sinjali/