Tërmeti i 26 nëntorit la pasoja të mëdha në Durrës dhe në Thumanë. Lëkundjet e forta sizmike shkatrruan banesa të shumta dhe për pasojë 49 persona humbën jetën dhe mbi 650 të tjerë mbetën të lënduar.
Lëkundjet kanë dëmtuar xhaminë në Thumanë, ndërsa imami i saj, Muharrem Vrana, në një prononcim për një gazetë të Shqipërisë, Erjola Jata thotë se objekti i kultit ka pësuar dëme të mëdha dhe rrjedhimisht besimtarët nuk mund të falen më brenda saj.
Më tej, imami thotë se objekti ka pësuar dëmtime të parikuperueshme në strukturën, ndërkohë apelon tek strukturat përkatëse dhe tek qytetarët që të kontribuojnë financiarisht për ringritjen e saj.
Ai tregon se që nga dita e goditjes së tërmetit që përfshiu gjithë këtë zonë, pothuajse në të gjithë Shqipërinë, por kjo ishte zona më e goditur. Shumë banesa përreth që u goditën, u godit edhe xhamia.
Sipsa tij xhamia është jasht funksionit dhe prej katër ditësh dhe janë falur në ambient të hapur.
“Për momentin doli komplet jashtë funksionit dhe prej katër ditësh jemi falur përjashta. Edhe sot që ishte dita e xhumasë, ishte vendi i shtrirë atje, hapëm ato hastrat përjashta, sepse nuk faleshim dot më brenda. Siç e patë edhe vetë, është e këputur në mes tek kolonat edhe minarja e gjatë është komplet e këputur dhe është komplet jashtë funksionit”. ka thënë ai.
Tutje ai ka treguar se kanë paraqitur kërkesë tek myftiu për t’i ndihmuar.
“Ishte myftiu këtu, ishte edhe kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Ishalla me ndihmën e Zotit, me kërkesën e atyre njerëzve që kanë mundësi sponsorizimi të ndërtohet ishalla. Besoj se do të jenë të gatshëm që të na ndihmojnë që të ngremë me shpresë të Zotit” /Gazeta Sinjali/