image Tërmet në Shqipëri, kjo ishte epiqendra

Shqipëri

Tërmet në Shqipëri, kjo ishte epiqendra

news image

Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak më parë në Shqipëri. Nga të dhënat paraprake mësohet se epiqendra ka qenë pranë Bulqizës, e cila gjatë këtyre ditëve ka patur aktivitet të shtuar sizmik.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në katet e sipërme të ndërtesave në Tiranë duke shkaktuar shqetësim te qytetarët.

Mësohet se tërmeti pati një magnitudë prej 4.0 të shkallës Rihter. Për momentin nuk raportohet për dëme materiale.

/GazetaSinjali/