image Tërmet në Shqipëri

Rajon

Rajon/ Tërmet në Shqipëri

news image

Një lëkundje sizmike me magnitudë 3.7 Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit në juglindje të Shqipërisë.

Tërmeti ka qenë me epiqendër rreth 7 km në veriperëndim të Korçës dhe megjithëse ka qenë me magnitudë të vogël ka shkaktuar panik te banorët e zonës.

Lëkundja e parë është pasuar dhe nga disa tërmete më të vegjël. Nuk raportohen dëme nga banorët./Gazeta Sinjali/