image Tërmet i fuqishëm në Kaliforni, gurët e mëdhenj bllokojnë rrugën

Botë

Tërmet i fuqishëm në Kaliforni, gurët e mëdhenj bllokojnë rrugën

news image

Një tërmet me magnitudë 6.0 tronditi rajonin malor të Kalifornisë Veriore, afër kufirit me Nevadën.

Magnituda e matur fillimisht ishte 6.2 shkallë, me epiqendër në një thellësi prej 10 kilometrash, pranë qytetit të Walker, rreth 240 kilometra në lindje të kryeqytetit të shtetit të Sacramento, njoftoi Instituti Amerikan i Gjeologjisë.

Goditja kryesore u pasua nga një seri tërmetesh më të dobëta në rajonin e pjesës lindore të Sierra Nevada.

Ky tërmet preku edhe San Franciscon, 322 km në lindje të epiqendrës dhe Carson City, kryeqyteti i Nevada.

“Megjithëse nuk ka asnjë informacion në lidhje me të plagosurit ose dëmet e shkaktuara deri më tani, situata po ndryshon shpejt dhe më shumë detaje do të dihen në orët në vijim”, kanë thënë nga zyra e guvernatorit të Kalifornisë.

/GazetaSinjali/