Një tërmet me fuqi prej 7.0 shkallësh Rihter ndodhi të shtunën afër bregut lindor të Honshus në Japoni.
Transmetuesi publik i Japonisë NHK paralajmëroi banorët se pritet një cunami prej një metri për Prefekturën Miyagi, shkruan Reuters.
Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë fatalitet të mundshëm.
Një tërmet i fortë që goditi brigjet e Japonisë një muaj më parë, duke lënduar më shumë se 100 persona, ishte një pas-tronditje e tërmetit shkatërrues të vitit 2011 që shkaktoi shkrirjen bërthamore të Fukushimas./Gazeta Sinjali/