image Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.2 godet gadishullin në Alaskë

Botë

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.2 godet gadishullin në Alaskë

news image

Një tërmet me magnitudën 7.2 të shkallës Rihterka goditur një gadishull të Alaskës. Lajmi u bë i ditur nga Vëzhguesi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara. Lëkundjet janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës, rreth 89 kilometra në jugperëndim të qytezës së vogël Sand Point, ka thënë agjencia.

Qendra Kombëtare për Paralajmërime për Cunami në Alaska e ka zvogëluar ndërkohë një paralajmërim për cunami për jugun e Alaskës. “Për brigjet tjera në SHBA dhe pjesën kanadeze të Paqësorit, nuk ekziston rrezik për cunami”, është thënë në njoftim.

Alaska është goditur nga një tërmet 9.2 shkallësh në mars të vitit 1964, njëherësh tërmeti më i fuqishëm që është regjistruar ndonjëherë në Amerikën Veriore. Për pasojë ishte krijuar një cunami në Gadishullin e Alaskës dhe në Havai. Të paktën 250 persona patën vdekur nga tërmeti dhe cunami.

/GazetaSinjali/