image Tërmet edhe në Slloveni: Deputetët largohen të “tmerruar” nga parlamenti (Video)

Evropë

Tërmet edhe në Slloveni: Deputetët largohen të “tmerruar” nga parlamenti (Video)

news image

Tërmeti i fuqishëm i magnitudës 6.3 që goditi Kroacinë, është ndjerë edhe në Slloveni. Lëkundjet e tokës ndodhën në kohën kur po zhvillohej një seancë parlamentare. Të trembur, deputetët në sallë çohen nga vendi dhe largohen me vrap, transmeton Gazeta Sinjali.

Kompleksi bërthamor Krsko në Slloveni u mbyll si masa paraprake pas tërmetit në Kroacinë fqinjë.

Centrali atomik ndodhet në një zonë kufitare shumë pranë saj, ai u ndërtua në vitet 70` dhe operacionet i nisi në 1982-shin, kur dy vendet ishin ende pjesë ish federatës jugosllave.

Sizmologu kroat Krešimir Kuk e përshkroi tërmetin si më të fuqishmin e këtij viti në vend.

Ai i paralajmëroi njerëzit t`i qëndrojnë larg godinave të pasigurta dhe ndërtesave të vjetra, duke i kërkuar të zhvendosen në zonat më të reja të qytetit. Lëkundjet e tokës mësohet të jenë ndjerë edhe në Graz të Austrisë.

Si vend mesdhetar, Kroacia është prekur nga tërmetet, por ata të mëdhenjtë janë të rrallë. I fundit i përmasave të ngjashme ishte i vitit 1990, kur qyteti bregdetar Ston u dëmtua rëndë nga lëkundje të magnitudës 6.0.

https://twitter.com/Domen_G/status/1343891035638923264?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1343891035638923264%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftop-channel.tv%2F2020%2F12%2F29%2Ftermet-dhe-ne-slloveni-deputetet-largohen-te-tmerruar-nga-parlamenti-video%2F

/Gazeta Sinjali/