image Tentuan të kalonin lumin, por makinën e mori rrjedha/ Humbin jetën dy elektricistë në Shqipëri

Shqipëri

Tentuan të kalonin lumin, por makinën e mori rrjedha/ Humbin jetën dy elektricistë në Shqipëri

news image

Një ngjarje e rëndë u shënua në mesnatë, në Gjirokastër, ku një makinë e OSHEE ka rënë në lumin Drino dhe si pasojë kanë humbur jetën 2 elektricistët, Selfo Kallfa 52 vjeç dhe Ismet Isaraj 64 vjeç.

Të dy elektricistët që humbën jetën tragjikisht ishin me një provojë të gjatë në sektorin e energjisë. Selfo punonte në këtë sektor prej 34 vitesh, ndërsa Ismeti prej 22 vitesh.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, këta të fundit ishin duke kaluar në një urë të improvizuar me blloqe betoni, për të shkuar për një defekt elektrik në fshatin “Asim Zeneli”, por rrjedha e lumit e mori përpara makinën e tyre dhe e dërgoi rreth 100 metra në distancë nga kjo urë.

Banorët e zonës thonë që kjo rrugë kalimi me blloqe në lumin Drino është ndërtuar që në kohën e komunizmit dhe se e përdorin vetëm gjatë kohës së mirë, kur lumi nuk ka shumë prurje.

Trupat e të dy shtetasve u nxorën nga polumbarët e RENEA-s./Gazeta Sinjali/