image Tenton të vrasë fqinjët, arrestohet 58-vjeçari në Pogradec

Rajon

Tenton të vrasë fqinjët, arrestohet 58-vjeçari në Pogradec

news image

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një person, i cili akuzohet se ka qëlluar me armë fqinjët e tij pas një konflikti.

Mediat në Shqipëri raportojnë se personi në fjalë është Izet Hoxhallari i cili ka shtënë me armë zjarri në drejtim të fqinjëve të tij, Ilir Jolldashit dhe bashkëshortes së Ilirit.

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Buçimas, dy familje fqinje po konfliktoheshin me njëra-tjetrën, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec shkuan në vendngjarje ku konstatuan se shtetasi Izet Hoxhallari, 58 vjeç kishte qëlluar me armë zjarri tip pistoletë “Zastava” në drejtim të Ilir Jolldashit dhe bashkëshortes së tij, të cilat i ka fqinj, pas një sherri.

Falë ndërhyrjes të policisë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes si edhe sekuestrimi i armës së zjarrit e cila u përdor në rast./Gazeta Sinjali/