image Tenton të vetëvritet një e mitur në Strehimoren për Trajtimin e Viktimave të Dhunës në Familje

Siguri

Tenton të vetëvritet një e mitur në Strehimoren për Trajtimin e Viktimave të Dhunës në Familje

news image

Një vajzë e mitur ka tentuar t’i japë fund jetës së saj pasditen e djeshme rreth orës 14:13, në rrugën “Uran Tinova”, në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë së këtij rajoni kanë bërë të ditur se e mitura ishte e strehuar në Strehimore për Trajtimin e Viktimave të Dhunës në Familje.

Këto burime i kanë thënë Sinjalit se ajo ka provuar të vetëvritet duke u hedhur nga kati i parë i objektit të kësaj qendre.

Për shkak të hedhjes nga kjo lartësi, Sinjali mëson se e mitura ka pësuar lëndime trupore, për të cilat ka pranuar tretman mjekësore./Gazeta Sinjali/