image Tentojnë të futen ilegalisht nga Serbia në Kosovë, tre persona kapen nga policia

Siguri

Tentojnë të futen ilegalisht nga Serbia në Kosovë, tre persona kapen nga policia

news image

Tre persona kanë tentuar që të futen ilegalisht nga Serbia në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Novosellë të Kamenicës është ndaluar një veturë në të cilën kishin qenë tre persona, drejtuesi dhe dy pasagjer, të gjithë meshkuj dhe shtetas të Serbisë.

Ata përmes rrugës së fshatit, duke iu shmangur kontrollit të vendkalimit kufitar nga territori i Serbisë kanë hyrë në territorin e Kosovës.

Njësiti policor gjatë patrullimit kishte ndaluar automjetin ngjyrë hiri me targa të Vranjës( Serbise) në të cilën kishte qenë të dyshuarit drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjer të gjithë meshkuj Serb shtetas të Serbisë të cilët përmes rrugës së fshatit të cekur duke iu shmangur kontrollit të vendkalimit kufitar nga territori i Serbisë kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës. Në konsultim me prokurorin të dyshuarit janë dërguar në procedurë të shpejtë në Gjykatën Komunale Kamenicë Departamenti për kundërvajtje“, thuhet në njoftimin e PK-së.

/Gazeta Sinjali/