image Tentoi të ikte nga Pallati i Drejtësisë, arrestohet i kërkuari për dhunë në familje

Siguri

Tentoi të ikte nga Pallati i Drejtësisë, arrestohet i kërkuari për dhunë në familje

news image

Policia e Kosovës sot në afërsi të Pallatit të Drejtësisë, përkundër tentativave për ikje, kanë bërë arrestimin një personi të dyshuar për dhunë në familje.

Policia ka njoftuar se bëhet fjalë për U. N,  mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.

“Ka qenë në kërkim nga ana e policisë, për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur me datën 21.08.2021, në fshatin Bervenik të Podujevës”, njofton policia.

I njëjti me rekomandim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes, për veprën dhunë në familje.

/Gazeta Sinjali/