Një person është arrestuar dje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” pasi kishte tentuar të ikte nga Kosova me dokument të falsifikuar.
Sipas policisë i dyshuari, shtetas i huaj është kapur rreth orës 13:00.
Ai gjatë kontrollit në shkuarje ka prezantuar dokumentet që dyshohet se janë të falsifikuara, thekson Policia.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. / Gazeta Sinjali/