image Tentoi të arratisej, i riu shqiptar arrestohet dy herë brenda 12 orëve në Itali

Evropë

Tentoi të arratisej, i riu shqiptar arrestohet dy herë brenda 12 orëve në Itali

news image

Një 30 vjeçar shqiptar është arrestuar dy herë brenda 12 orëve në Itali.

Mediat vendase bëjnë me dije se i riu shqiptar bashkë me një tjetër shtetas janë ndaluar pasi akuzohen për mashtrim, ndërkohë shqiptari pas arrestimit ka arritur që të shpëtojë nga duart e policisë.

Liria e shqiptarit të paligjshëm në vendin fqinj ka zgjatur shumë pak, pasi forcat e policisë të vëna në ndjekje të tij kanë bërë të mundur ndalimin sërish dhe dëbimin e tij, raporton abcnews.al.

Ndërkohë aktualisht ai po qëndron në Brescia dhe po pret shoqërimin e tij në kufirin e Malpensës./GazetaSinjali/