image Tentim vrasje në Mitrovicë, një person sulmohet me shishe qelqi

Sinjalizime

Tentim vrasje në Mitrovicë, një person sulmohet me shishe qelqi

news image

Një vrasje në tentativë ka ndodhur të shtunën rreth orës 21:30 në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali njoftojnë se një person ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar me shishe qelqi në kokë.

Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/