Makina e një 27 vjeçari në Kurbin është qëlluar me armë zjarri.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa makina ishte në pronësi të shtetasit K.P. 27 vjeç, banues në Kurbin.
Fatmirësisht si pasojë e plumbave nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Materialet lidhur me ngjarjen u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kurbin dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.