Një tentim grabitje e armatosur ka ndodhur sot rredh orës 16:00, në Rrugën “Astrit Rrushi”, në lagjen Mati 1 në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, ka thënë se ka pranuar informatën për dy persona të panjohur të cilët kanë hyrë në një lokal dhe të nëjtit kishin edhe armë me vete.
“Policia ka pranuar informacione se në rr. “Astrit Rrushi” në Prishtinë ka ndodhë një grabitje. Menjëherë njësitet policore nga Stacioni Policor – Jugu kanë shkuar në atë lokacion dhe kanë kontaktuar me ankuesin, i cili ka pohuar se dy persona të panjohur kanë hyrë në lokal nga një derë anësore ku dyshonte se të njëjtit kishin edhe armë me vete. Pas reagimeve aty, të dyshuarit që ishin të veshur në duksa, me syze dielli, me biçikleta kanë ikur në drejtim të panjohur’, tha Hoxha.
Zëdhënësi Hoxha tha se nuk ka raportime se është kryer ndonjë grabitje apo për ndonjë person të lënduar. Ai shtoi se Policia është në proces të mbledhjes se informacioneve dhe ndërmarrjes se veprimeve të nevojshme lidhur me këtë rast. /Gazeta Sinjali/