image Tensionet te AgroKosova: Policia e arreston kameramanin e Ekonomia Online

Siguri

Tensionet te AgroKosova: Policia e arreston kameramanin e Ekonomia Online

news image

Ekonomia Online po raporton se Policia e Kosovës ka arrestuar kameramanin e kësaj agjencie, Albion Selitaj, i cili ishte duke mbuluar live ngjarjen nga ndërhyrja e AKP-së për të marrë në menaxhim zyrat e ndërmarrjes AgroKosova Holding.

Sipas gazetares e cila po ashtu është në vendin e ngjarjes, arrestimi ka ardhur pasi Selitaj ka kërkuar nga Policia që mos ta shtyjnë sepse rrezikohen edhe pajisjet e punës. “Tash po dalë vetë jashtë”, ka thënë Selitaj por që pjesëtarët e Policisë e kanë arrestuar atë.

E gjithë ngjarja ka ndodhur derisa Policia e Kosovës ka tentuar të marrë nën administrim të drejtpërdrejtë ndërmarrjen AgroKosova Holding, apo ish ndërmarrja shoqërore “NBI Suhareka”.

/GazetaSinjali/